Travel Agency ● Tour Operator

Për Maqedoni


      Maqedonia, oficialisht Republika e Maqedonisë , është shtet që shtrihet në pjesën qendrore të Gadishullit Ballkanik,  në pjesën juglindore të Evropës.

   Shtet i mbyllur, shtetet që e kufizojnë R.e Maqedonis janë: në veri me Kosovën dhe Sërbinë, në lindje me Bullgarinë, në jug me Greqinë dhe  në perëndim me Shqipërinë.


       Ka me shumë se 50 liqene, dhe gjashtëmbëdhjet male më të larta se 2.000 metra (6,550 ft). Resorted turistike janë të vendosura përreth liqenit të Ohrit, Strugës, Prespës dhe Dojranit, te cilët janë atrakcionet më të mëdha turistike. Ndërsa Popova Shapka, Mavrova, Kruseva dhe Pelisteri janë vende atraktive për sporte dimërore me qendra rekraimi.
      Republika e Maqedonisë është ekologjikisht e pastër. Tre parqe nacionale Mavrova, Pelisteri dhe Galicica janë në gjendje të mirë për rekreacion të rehatshëm.
      Kryeqyteti I shtetit është  Shkupi, ndërsa qytete tjera janë: Manastiri, Kumanova, Prilepi, Tetova, Ohri, Velesi, Shtipi, Koçani, Gostivari dhe Strumica. Shteti e ka transportin public në gjendje të mirë, ndersa trafiku ajror zhvillohet nëpërmjet dy aeroporteve internacionale që gjenden në Shkup dhe Ohër.
      Maqedonia është antare e Kombëve të Bashkuara dhe Bashkësin Evropiane. Gjithashtu nga viti 2005 është shtet kandidat për antarësim në Unionin Evropian dhe ka aplikuar për antare në NATO.

Map of Macedonia

 

Anketë

Cili është destinacioni juaj i preferuar?
 

Wellness & Spa