Travel Agency ● Tour Operator

Kushtet e Udhëtimit

Kushtet e përgjithshme të udhëtimit


1. Përmbajtja e aranzhmanit
Organizatori i udhëtimit garanton realizimin e aranzhmanit sipas programit së dhënë , për në
raste të fatkeqësive elementare dhe të tjera.


2. Paraqitja dhe pagesa
Gjatë paraqitjes blerësi paguan avans prej 30% nga vlera e aranzhmanit, kurse dallimi pas
konfirmimit të realizimit.


3. Çmimi i aranzhmanit
Çmimet janë dhënë në euro me obligim për pagesë në kundërvlerë në denarë sipas kursit të
tregut. Për secilën kërkesë për shërbime shtesë nënkuptohet edhe pagesë shtesë.
Organizatori e mban të drejtën e ndryshimit të çmimit të aranzhmanit në rast të ndërrimit të
shërbimeve hoteliere, të transportit dhe të tjera.


4. E drejta e pasagjerit për anulimin e udhëtimit.
Pasagjeri mund ta anulojë udhëtimin, kurse në këtë rast organizatori ka të drejtë për
përllogaritjen e aranzhmanit të anuluar sipas:
- për anulim prej 20-15 ditë para udhëtimit 10%;
- për anulim prej 14-7 ditë para udhëtimit 30%;
- për anulim 1 ditë para udhëtimit 50%


5. Obligimet dhe të drejtat e organizatorit të udhëtimit.
Organizatori obligohet të kujdeset për realizimin e shërbimeve dhe të kujdeset për interesat e
pasagjerëve në pajtim me parimet profesionale të turizmit. Organizatori është i obliguar t’ia
mundësoj pasagjerit të gjitha shërbimet e përmendura në aranzhuan përveç në rastet e
shkaktuara nga fuqitë mbinatyrore.


6. Obligimet dhe të drejtat e pasagjerit
Pasagjeri është i obliguar t’i ruaj dhe personalisht përgjigjet për të gjitha dokumente e veta,
paratë dhe bagazhin personal gjatë gjithë kohës së udhëtimit dhe t’i përmbahen rendit
shtëpiak në objektet e hotelit në vendin në të cilin qëndron si dhe të bashkëpunojë me
përfaqësuesin e organizatorit.


7. Transporti
Pasagjeri është i obliguar t’i përshtatet udhëtimit dhe organizimit të tij. Gjatë udhëtimit me
aeroplan pasagjeri të paraqitet në aeroport në vendin e pritjes (çeking) dhe dorëzimin e
bagazhit një orë e gjysmë para fluturimit.
Gjatë udhëtimit me autobus të posedoj relacion valit she ta respektojë rendin në automjet në
interes reciprok me pasagjerët e tjerë dhe personelin.


8. Zgjidhja e ankesave
Në rast të ofrimit të mëngët dhe jo kualitativ të shërbimeve, pasagjeri ka të drejtë të
dëmshpërblimit përkatës vetëm nëse parashtron ankesë me shkrim gjer te organizatori. Secili
pasagjer ka te drejtë ankese për jo ofrimin e shërbimit të kontraktuar. Organizatori nuk do të
pranojë në procedim ankesa grupore të cilat i parashtrojnë më tepër bartës të marrëveshjeve
në bazë të një ankese.


9. Kompetenca e gjykatës
Në pajtim me pikën 8 të këtyre kushteve, blerësi e shërbimeve të programit së caktuar ka të
drejtë reklamacioni gjer te organizuesi i udhëtimit. Nëse blerësi nuk është i kënaqur me
vendimin e organizatorit ka të drejtë të kërkojë mendim nga ana e ATAM-it ose nga ana e
Gjykatës kompetente në Tetovë.

Anketë

Cili është destinacioni juaj i preferuar?
 

Wellness & Spa